Rraman Hallaçi kërkonte një mbrojtës dhe ditën e sotme ka mbërritur. Bëhet fjalë për një element të ri, që vjen nga Sarajevo me formulën e huazimit.
Detaje të marrëveshjes nuk bëhen me dije, por abcnews.al ka mësuar emrin e lojtarit.
Numan Kurdic është lojtari që Kukësi ka afruar dhe do të jetë një opsion për verilindorët në pjesën e dytë të sezonit.
Nga sa mësojmë pjesa e dokumentacioni është zgjidhur dhe mbetet vetëm të hedhë firmën mbi kontratë.
Kurdic këtë sezon ka luajtur në Superligën serbe me Novi Pazar, në 16 ndeshje. 11 prej tyre mbrojtësi i ka nisur nga minuta e parë.
Në të shkuarën ai ka luajtur me Sarajevon, por ka pasur pak hapësira edhe për shkak të moshës së re. / abcnews/