Rikthehet edhe njëherë pista “Lugano” për sulmuesin e kombëtares sonë, Armando Sadiku, i cili tashmë është gati që të luajë. Drejtuesit e skuadrës së njohur helvete kanë mendime mjaft të mira për sulmuesin e Shqipërisë, pasi ky i fundit ka shënuar 38 gola në 62 ndeshje gjatë aktivizimit me Luganon, si në Superligë ashtu edhe në Ligën e Parë.
Sadiku do ta pranonte një rikthim te Lugano, pasi ai po rikthehet nga dëmtimi i rëndë që pësoi në gju dhe i duhen minuta, e natyrisht në një ambient si ai me zviceranët që elbasanasi e njeh mjaft mirë do të ishte “trampoline” e duhur për të kapur formën më të mirë.
Hapësirat te Levante jenë të pakta për të, për mos thënë nuk do të ketë fare, pasi spanjollët duan që të mbijetojnë, ndonëse deri më tani kanë pasur një ecuri mjaft të mirë. Ekipi zviceran e do në huazim, ku në qershor, në qoftë se çdo gjë shkon sipas planit për sulmuesin kuqezi, do të rikthehej në Spanjë./vipsport/