Te skuadrat e kampionatit shqiptar kane filluar levizjet e para ne merkato. Kjo gje po ndodh edhe tek skuadra e Partizanit dhe nje prej futbollisteve qe eshte larguar, eshte Kristi Kote.

Sipas Newsport.al lojtari ka ndërprerë bashkëpunimin me 16-herë kampionët e Shqipërisë. Një aventurë që nuk mbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi 23-vjeçari ka pasur disa herë probleme me stafin teknik.

Fillimisht u përplas me trajnerin Ilir Daja e më vonë me Dritan Mehmetin. Edhe pse u afrua me bujë gjatë kohës që të kuqtë drejtoheshin nga Skënder Gega, performanca e korçarit s’ishte në nivelin e pritur.

Në total u aktivizua te Partizani për 4 sezone duke luajtur në 70 ndeshje. Në 4 vite arriti të realizonte vetëm 1 gol. Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit të kuq dhe pritet me interes se cila do të jetë e ardhmja e shtatshkurtit.