Nje nga emrat e njohur te Vllaznise, Altin Xhahysa, prej pak kohesh ka nisur nje aventure te re. Ai do te drejtoje ekipin e te rriturve te KF Murlani.

Ky i fundit eshte krijuar pak muaj me pare dhe ne strukturen e ekipeve te tij, perveç atyre te moshave, ka krijuar edhe ekipin e te rriturve me te cilin do te konkurroje ne sezonin e ri ne kategorine e trete te futbollit shqiptar.

Dhe drjetuesit e KF Murlani Perparim e Bledar Rraboshta, ia kane besuar Xhahyses ndertimin e ketij ekipi. Ish- mesfushori i Vllaznise se viteve ’90 ka tashme edhe nje karriere si trajner sepse prej vitesh ka punuar tek Akademia Vllaznia dhe po ashtu ka drejtuar edhe ekipin “Vllaznia B”.

I pyetur ne lidhje me kete zgjedhje te bere, Xhahysa do te shprehej: “Zgjodha te marre drejtimin e KF Murlanit nisur nga projekti shume serioz qe kane drejtuesit e tij. Jam i bindur se gjerat do te shkojne mire dhe serioziteti me te cilin punohet tek ky klub i sapokrijuar, do te sjelle edhe sukseset.

Do te drejtoj ekipin e te rriturve me te cilin do te luajme ne kategorine e trete dhe objektivi do te jete ngjitja nje kategori me lart qe ne sezonin e pare. Jam i bindur se do ia dalim sepse pjese e ekipit jane shume djem te talentuar qe e duan futbollin dhe duan te ecin perpara me te”./SHKODRA-SPORT.COM/