Punimet në stadiumin e ri të Rrogozhinës po ecin me ritme të shpejta. Trajneri Gugash Magani, i pyetur për bisedat që ka bërë me drejtuesit e klubit së fundmi, tregoi se gjithçka do të jetë gati në momentin që do të nisë kampionati.

“Stadiumi është gati për në datën 11 shtator, kur ne luajmë ndeshjen e parë në fushën tonë me Kukësin. Kjo mendoj se është 100% e sigurt”, deklaroi kreu i pankinës për gazetën.

Duhet thene se ne kete rikthim ne Superlige, Egnatia vjen krejt ndryshe dhe padyshim jo me synimin per te mbijetuar. Drejtuesit e saj i kane hyre nje projekti serioz e kete e tregon me se miri edhe ndertimi i stadiumit si pakkush tjeter.

Po ashtu, drejtuesit jane munduar te ndertojne edhe nje skuader te forte, nderkohe qe per te dytin sezon me rradhe, pjese e saj eshte edhe futbollisti shkodran Ndriçim Shtubina./SHKODRA-SPORT.COM/