Jo vetëm në futboll, por edhe në basketboll Alban Xhaferi po investon shumë për të ngjitur në nivelet europiane sportin e koshit shkodran.

Së fundmi bëhet me dije që është arritur marrëveshja që “Raiffeissen Bank” të jetë sponsori zyrtar i kuqebluve në basketboll për meshkuj. Në kanalin zyrtar të klubit të Vllaznisë shkruhej:

“Raiffeissen Bank do te jete zyrtarisht Sponsori Zyrtar i Klubit te Basketbollit Vllaznia per ndeshjet e Superliges ne Basketboll per meshkuj, ne sezonin 2020-2021. Raiffeisen Bank Shqipëri është banka më e madhe në vend dhe zë vendin e parë në të gjithë treguesit kryesore të performancës dhe disponon rrjetin më të gjërë të degëve prej 103 degësh ne te gjithe vendin.

Gati tre herë më shumë se konkurenti i saj më i afert.185 Bankomate , 1169 terminale shitjesh (POS) dhe më shumë se 197 000 Karta Debiti Visa Electron te hedhura ne treg. Ndërkohë , më shume se 140 000 persona marrin pagën e tyre nëpërmjet Raiffeisen Bank.

Raiffeisen Bank në Shqipëri ofron nje gamë të gjerë produktesh dhe sherbimesh ku perfshihen të gjitha format e huasë, financimit me leasing, shërbimet bankare për të punesuarit, kredi dhe overdrafte, dhe shërbime bankare on-line në kohë reale nëpërmjet Multi Cash, një shërbim i cili bazohet në Internet si dhe Internet Banking. Faleminderit Raiffesen Bank per mbeshtetjen dhe besimin ne projektin tone”.