Partizani ka bërë tri afrime deri më tani në këtë merkato janari. Përforcimi i parë ishte ai i EmiljanoMustës. Pas anësorit të majtë 29-vjeçar u afrua mesfushori Herald Marku, i cili bëri një sezon të shkëlqyer me skuadrën e Vllaznisë. Edhe 25-vjeçari, njësoj si Musta, parashikohet titullar në formacionin e Ilir Dajës.
Ndërsa përforcimi i tretë ishte ai i qendërmbrojtësit Dajan Shehi. Por, merkatoja e Partizanit nuk do të përfundojë këtu. Kjo, pasi të kuqtë duan edhe katër përforcime të tjera.
Drejtuesit synojnë të marrin dy mbrojtës, një qendërmbrojtës tipik dhe një lojtar që mund të luajë në të dy krahët e prapavijës. Gjithashtu, kërkohet edhe një sulmues krahu, për të zëvendësuar vendet e lëna bosh nga Çinari dhe Asani.
Ndërsa objektiv i fundit është një qendërsulmues, që t’i bëjë konkurrencë bomberit brazilian Stenio Zhunior. Partizani do të luajë dy sfidat e turit të parë të Ligës së Konferencës përballë Stinfulit në datat 8 dhe 15 korrik.
Deri në këtë datë, pritet që “demat” të jenë përforcuar sa më shumë, në mënyrë që të përfaqësohen denjësisht në Europë dhe të kalojnë në turin e dytë, aty ku përballë mund të kenë Bazelin e Zvicrës.