Pas Fallou Diagne, trajneri Thomas Brdariç mund te marre tek skuadra indiane FC Chennaiyin edhe sulmuesin brazilian Victor da Silva. Ky i fundit po e shtyn shume zyrtarizimin tek Partizani dhe kjo mund te jete nje nga arsyet e saj.

Siç eshte bere e ditur, ish- trajneri i Vllaznise tashme ka marre drejtimin e skuadres indiane qe eshte shpallur dy here kampione e ketij vendi ne shtate vitet e fundit, per te nisur nje cikel te ri ne krye te saj.

Por Brdariç nuk deshiron te jete vetem ne kete vend te larget dhe po tenton te binde drejtuesit e klubit per te patur me vete edhe disa nga bashkepunetoret e ngushte te tij ne Shkoder.

Gazeta “Shkodra Sport” ka bere te ditur kohet e fundit se po tentohet edhe marrja e Matko Djarmatit ne postin e drejtorit sportiv por kroato- shqiptar duket i pavendosur per kete propozim.

Por nga ana tjeter, mbrojtesi Diagne tashme eshte zyrtarizuar si futbollist i FC Chennaiyin, nderkohe qe dy ditet e fundit ne mediat prane klubit indian apo dhe faqet e tifozeve te kesaj skuadre ka filluar te qarkulloje edhe emri i Victor da Silves si futbollisti me i ri i kesaj skuadre.

Dhe ne fakt me shume sesa i ka duruar Brdariç “tekat” e brazilianit, nuk i ka duruar kush dhe e ka bere kete gje sepse ka besuar tek talenti i tij, talent qe mund ta ndihmoje per te patur sukses edhe ne skuadren e tij te re ne Indi./SHKODRA-SPORT.COM/