HomeATLETIKETë premten në Tiranë Kampionati Individual Dimëror për të rritur

Të premten në Tiranë Kampionati Individual Dimëror për të rritur

Të premten në Tiranë do të zhvillohet kampionati Individual Dimëror në atletikë. Kjo është gara e parë sezonale për atletët tanë që në fakt duhej të zhvillohej në salla të mbyllura por në mungesën e një salle të tillë, në Shqipëri çuditërisht vazhdohet sërish të zhvillohet në ambjente jashtë. Garat do të zhvillohen në pistën e stadiumit “Qemal Stafa” dhe shpresat janë që të paktën të mos ketë reshje shiu për të ndikuar në rezultatet e sportistëve. Ekipi i Vllaznisë pritet të marrë pjesë me sportistët e tij më të mirë në këto gara dhe natyrisht që pretendon disa vende të para.

Objektivi i trajnerëve të saj është që disa prej këtyre sportistëve të fitojnë të drejtën për të qenë edhe në rradhët e ekipit kombëtar që do marrë pjesë pastaj në fund të muajit në Kampionatin Ballkanik të sallave të mbyllura. Garat do nisin ditën e premte në orën 11.00 dhe pritet të përfundojnë rreth orës 14.30.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments