Të premten në Tiranë do të zhvillohet kampionati Individual Dimëror në atletikë. Kjo është gara e parë sezonale për atletët tanë që në fakt duhej të zhvillohej në salla të mbyllura por në mungesën e një salle të tillë, në Shqipëri çuditërisht vazhdohet sërish të zhvillohet në ambjente jashtë. Garat do të zhvillohen në pistën e stadiumit “Qemal Stafa” dhe shpresat janë që të paktën të mos ketë reshje shiu për të ndikuar në rezultatet e sportistëve. Ekipi i Vllaznisë pritet të marrë pjesë me sportistët e tij më të mirë në këto gara dhe natyrisht që pretendon disa vende të para.

Objektivi i trajnerëve të saj është që disa prej këtyre sportistëve të fitojnë të drejtën për të qenë edhe në rradhët e ekipit kombëtar që do marrë pjesë pastaj në fund të muajit në Kampionatin Ballkanik të sallave të mbyllura. Garat do nisin ditën e premte në orën 11.00 dhe pritet të përfundojnë rreth orës 14.30.
www.shkodrasport.com