Të premten do të nisë në Shkodër kampionati kombëtar I boksit për të rinj. Ai mendohet të zhvillohet për tre ditë me rradhë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” por kjo do të varet nga numri I sportistëve pjesmarrës sepse garat mund të reduktohen edhe në dy ditë. Në këtë kampionat, do të marrin pjesë boksierët më të mirë të vendit në këtë grupmoshë.Mes tyre, pa diskutim që do të marrë pjesë edhe ekipi I Vllaznisë. Kryetrajneri I ekipit shkodran Zef Gjoni, në një prononcim për shkodrasport.com, ka bërë të ditur se këtë herë, nuk do të ketë pretendime si ekip ngaqë janë larguar disa boksierë jashtë vendit dhe synimi do të jetë shpallja kampion e disa sportistëve në peshat respektive. Për të, më shumë rëndësi se gjithçka tjetër kanë përgatitjet për kampionatin e të rriturve, aty ku do të synohet titulli I 21-të kampion.Përveç Vllaznisë, pjesmarrës në këtë kampionat do të jenë edhe ekipet e Flamurtarit, Teutës, Apolonisë, Tiranës, Tomorit, Arenës, Eneas e të tjerë dhe mendohet që të ketë rivalitet në mes tyre. Shkodra kësisoj mirëpret edhe një tjetër kampionat duke treguar edhe njëherë tjetër se është e gatshme për të zhvilluar të tilla kampionate.
© shkodrasport.com