Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORETë premten shpallet lista, kombëtarja portugeze nuk heq dorë nga Ronaldo

Të premten shpallet lista, kombëtarja portugeze nuk heq dorë nga Ronaldo

Cristiano Ronaldo do të vijojë të jetë pjesë e përfaqësueses së Portugalisë edhe pas transferimit në Arabinë Saudite tek Al Nassr.

“The Athletic” siguron se, CR7, i cili më 5 shkurt festoi 38-vjetorin e lindjes, do të jetë në listën e përpiluar nga trajneri Roberto Martínez, e cila do të bëhet publike të premten e ardhshme, në orën 12:30.

Pavarësisht se tani luan në një ligë më pak të njohur, sulmuesi i Al Nassr, do të jetë ndër të zgjedhurit e trajnerit spanjoll për fillimin e kualifikueseve për Euro-2024, me ndeshjet kundër Lihtenshtajnit dhe Luksemburgut.

Ronaldo ka regjistruar aktualisht tetë gola dhe dy asistime në nëntë ndeshje për skuadrën saudite, pas ardhjes së tij në merkaton e dimrit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments