Cristiano Ronaldo do të vijojë të jetë pjesë e përfaqësueses së Portugalisë edhe pas transferimit në Arabinë Saudite tek Al Nassr.

“The Athletic” siguron se, CR7, i cili më 5 shkurt festoi 38-vjetorin e lindjes, do të jetë në listën e përpiluar nga trajneri Roberto Martínez, e cila do të bëhet publike të premten e ardhshme, në orën 12:30.

Pavarësisht se tani luan në një ligë më pak të njohur, sulmuesi i Al Nassr, do të jetë ndër të zgjedhurit e trajnerit spanjoll për fillimin e kualifikueseve për Euro-2024, me ndeshjet kundër Lihtenshtajnit dhe Luksemburgut.

Ronaldo ka regjistruar aktualisht tetë gola dhe dy asistime në nëntë ndeshje për skuadrën saudite, pas ardhjes së tij në merkaton e dimrit.