Shqiptari i Kosovës, Albert Dabiqaj, duket se është frymëzuar fuqishëm nga “përbindëshi” Erling Haaland.

Kjo pasi ditën e sotme realizoi plot 5 gola me fanellën e Gjilanit në fitoren 1-5 ndaj Trepçës 89-të në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Edhe pse jo në rolin e sulmuesit, Dabiqaj, i surprizoi të gjithë duket tundur plot 5 herë rrugën e rrjetës, teksa nderoi kështu skuadrën e Gjilanit, që drejtohet nga ish-trajneri i Egnatias, Zekerija Ramadani.

Ndërkohë golin e vetëm për Trepçën 89-të e shënoi Ardian Muja në minutën e 20-të.