Oumar Turad Kamara ka qenë një nga lojtarët më të spikatur, jo vetëm te Besëlidhja dhe në Grupin A, por në krejt Kategorinë e Parë. Ka bërë sulmuesin, por edhe fantazistin në Lezhë. Këtë sezon, Oumar Kamara, aktualisht vetëm 20 vjeç ka shënuar 9 gola, dy më shumë se një vit më parë.

Golin e rradhes e shenoi te shtunen qe shkoi ne ndeshjen ndaj Vllaznise. Me nje gjuajtje te forte nga rreth 30 metra, lojtari afrikan e ka derguar topin ne trekendesh, aty ku portieri Selimaj nuk mund te bente asgje.

Por Kamara nuk ka rënë ne sy vetem per kete gol por edhe per sezonin shume te mire qe ka zhvilluar me Beselidhjen. Per rrjedhoje disa klube prej kohesh po e vezhgojne, e madje në janar ishte shumë afër firmës me Tiranën, ndërsa në verën e shkuar e kërkuan Luftëtari, Kamza, Kastrioti por edhe Teuta. Por, me shumë gjasa këtë verë lojtari nga Guinea do të lëvizi nga Lezha.

Kamara ka interesim nga Gjirokastra, por edhe nga kampionati kosovar dhe me shumë gjasa do të jetë pjesë e një klubi elitar dhe këtë e konfirmojnë për “Vipsport” burime pranë lojtarit.