Ekipet kombetare te moshave U18 dhe U19 jane grumbulluar ditet e fundit per ndeshjet miqesore qe jane duke zhvilluar ne Itali. Pjese e ketyre dy kombetareve per momentin ka qene vetem mesfushori Ersi Zaganjori dhe asnje tjeter.

Pikerisht kjo gje ka shqetesuar jo pak drejtuesit e Akademise Vllaznia dhe ato te klubit shkodran sepse sipas tyre, sidomos me futbollistet e datelindjes 2005 po u behen jo pak padrejtesi futbollisteve shkodrane.

Se paku sipas tyre, perpos Zaganjorit nje ftese ne kombetare duhej te kishte edhe per portierin Aron Jukaj dhe golashenuesin me te mire te kampionatit Kevin Dodaj, por ne fakt kjo nuk ka ndodhur.

Behet e ditur se me perfaqesues te Federates ka patur kontakte per kete gje, por nuk kane marre nje pergjigje ashtu si duhet. Kujtojme qe Vllaznia U17 ne sezonin e fundit ka dominuar ne menyre absolute ndaj te gjithe ekipeve te tjera dhe si rrjedhoje ka fituar edhe titullin kampion dhe Kupen e Shqiperise.

Dhe keto trofe nuk kane ardhur rastesisht, por si rrjedhoje e frymes se grupit, punes se bere ne stervitje, por edhe kualiteteve qe ka ne ekip. Kualitete qe ne fakt kane bere diferencen, por keto lojtare nuk thirren ne kombetare dhe ne vend te tyre ftesat shkojne per futbolliste te ekipeve te tjera te cilet Vllaznia i ka mundur 3-4 here gjate sezonit te kaluar dhe madje edhe me rezultat te thelle./SHKODRA-SPORT.COM/