Covid-19 ka “shpërthyer” te Vllaznia. Deri më tani te klubi shkodran janë konfirmuar 3 raste pozitive. Gurishta, Imami dhe zv.trajneri Plori pas tamponit të kryer kanë rezultuar pozitiv, ndërsa lajmet e këqija nuk mbarojnë me kaq.
Duke parë këtë situatë drejtuesit e klubit dhe autoritetet shëndetësore vendosën që të bënin tampon për të gjithë lojtarët dhe stafin teknik.
Në dy testet e reja është zbuluar se mesfushori Uheid Hoxha ka rezultuar pozitiv dhe ka disa simptoma të lehta, ndërsa Behar Ramadani për fat të mirë ka dalë negative.
Në ditët në vazhdim pritet të zbulohen përgjigjet edhe pjesën tjetër të skuadrës dhe për të parë përhapjen e virusit në skuadër./newsport/