Prej javesh ne te gjithe ambjentin sportiv shqiptar po flitet per Vllaznine dhe ecurine e saj te mire, shoqeruar me 8 fitore dhe 2 barazime ne 10 ndeshjet e fundit. Kuqeblute kane grumbulluar 26 pike nga 30 te mundshmet dhe si rrjedhoje jane tashme te dytet ne renditje.

Vete klubi shkodran eshte krenuar me nje ecuri te tille te ketyre javeve permes nje postimi te bere ne rrjetet sociale pak minuta me pare, ku permendet pikerisht ky fakt, 26 piket e grumbulluara ne keto 10 jave.

Por nga ana tjeter duket se tek klubi shkodran nuk kane nder mend te ndalen me kaq. “Djemtë kuqeblu dhe profesor Qatipi të vendosur për të ecur përpara dhe me mendjen tek sfida e rradhës”.

Qe do te thote se tashme te gjithe fokusin e kane te perqendruar tek ndeshja e se shtunes ndaj Tiranes, por ndoshta me dashje apo jo, nuk kane dashur ta permendin emrin e kundershtarit, si per te mos i dhene rendesine e duhur sepse ne fund te fundit 3 pike vlen fitorja edhe ndaj ketij ekipi ashtu si ndaj çdo ekipi tjeter./SHKODRA-SPORT.COM/