Ne kushtet kur me 31 maj pas finales se Kupes se Shqiperise ndaj Lacit mbyllet sezoni per Vllaznine, klubi shkodran pritet qe pas disa diteve pushimi dhe qetesie te rikthehet serish te mendoje per ndertimin e ekipit. Gjithçka do te nise nga rinovimet me lojtaret aktualE.
Nga sa behet me dije per “Shkodra Sport”, puna paraprake pritet qe te nise me grupin aktual te futbollisteve, aq sa pothuajse te gjithe, me perjashtim te disa futbollisteve te huaj, do te kontaktohen per te pare mundesine e qendrimit ne Shkoder edhe nje sezon tjeter.
Nga sa mesohet nga “Shkodra Sport”, kryesisht do te bisedohet me lojtaret qe jane drejt skadimit te kontrates momentalisht, me te cilet do te bisedohet per zgjatje te metejshme te bashkepunimit.
Megjithate, e gjithe kjo pritet te filloje ne fillim te muajit qershor, atehere kur edhe plani per Vllaznine e re do te jete me i qarte, marre ne konsiderate edhe nese do arrihen synimet aktuale apo jo.
Maringlen ZHIVANI