Vllaznia e femrave pasditen e djeshme festoi Kupen e 9-te rradhazi te Shqiperise pasi mundi ne finale me rezultatin e thelle 7-0 ekipin e Tiranes ne ndeshjen e luajtur ne stadiumin “Egnatia Arena” te Rrogozhines.

Nje rezultat disi i ekzagjeruar, por ai tregon me se miri per diferencen qe ka ekipi shkodran me te tjeret dhe per kete nuk duhet fajesuar ai por kundershtaret qe nuk punojne aq sa duhet.

I ketij mendimi eshte presidenti i Vllaznise Lazer Matija i cili ne nje prononcim te dhene per “Shkodra Sport” pas ndeshjes eshte shprehur ne kete menyre:

“Them se ky është një rezulat i thellë për një ndeshje finale. Numri i golave do të ishtë më i paktë nëse do të kishtë rivalitet më të madh, por mendoj që kjo vjen falë punës se vazhdueshme të ekipit tonë, kualitetit që kemi në skuadër.

Por gjithsesi edhe ekipet e tjera, Tirana dhe kundershtaret e tjere duhet ta dine se te luash perballe Vllaznise nuk eshte e kollajte sepse kane te bejne me nje ekip te konsoliduar. Ne do te vazhdojme te bejme punen tone, por edhe ekipet e tjera duhet ta ndjekin Vllaznine sepse edhe futbolli shqiptar do te ishte me i bukur sikur te kishte rivalitet me teper nese do te kishte ekipe qe punojne si puna e Vllaznise”.

Per te personalisht trofeu i djeshem eshte i 22-ti (18 me Vllaznine dhe 4 me Aden) por ai nuk ndjehet “i ngopur” dhe premton se sukseset do te vazhdojne edhe ne te ardhmen.

“Shumë tituj, shumë punë, shumë vite. Sigurisht që është kënaqësi, pasi është fryt i punës së një dekade me këtë ekip. Mendoj që ishte një ndeshje e bukur nga ana e ekipit tonë. Rezultati nuk u vendos asnjëherë në diskutim, falë edhe kualitetit që kishim.

Por ajo që na kënaq më tepër vazhdimësia dhe promovimi i elementëve të rinj, sepse në ekip kemi shumë lojtare të reja, lojtarë që premtojnë për të ardhmen dhe kjo është ajon që na gëzon akoma më tepër. Normalisht që ne do të bëjmë punën tonë, puna nuk do të ndalohet.

Titujt do të na motivojnë, sigurisht, nuk do të bëjnë që ne ta zbehim punën. Mendoj që me punë, çdo objektiv dhe titull është pranë Vllaznisë dhe them që Vllaznia është një shembull për t’u ndjekur edhe nga ekipet e tjera”.
Gjergj KOLA