Klubi i Vllaznisë po tregohet tejet i kujdesshëm në merkato. Qëllimi është që të ndërtohet një ekip kompetitiv për sezonin 2022-2023, që të mos diskutohet objektivi i titullit kampion.

Deri më tani, Vllaznia ka zyrtarizuar vetëm tre afrime në ekip, që i bashkohen pjesës tjetër të futbollistëve që kanë një kontratë aktive. Kuqeblutë kanë marrë Shehin për mbrojtjen, teksa pritet edhe firma me Juriç.

Ndërkohë, është afruar për mesfushën edhe Lorik Boshnjaku. Për fazën sulmuese, Vllaznia ka firmosur me Kristijan Vulaj, teksa nga huazimi te Kastrioti është rikthyer edhe sulmuesi brazilian Kaina Nunes.

Drejt zyrtarizimit thuhet se është edhe Herald Marku, ku duket shumë afër firmës. Megjithatë, duhen pritur ditët në vijim për të parë se çfarë do të ndodhë me merkaton në hyrje te Vllaznia.

Maringlen ZHIVANI