Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETefik Osmani ofertë nga klubi i Superiores për postin e drejtorit sportiv

Tefik Osmani ofertë nga klubi i Superiores për postin e drejtorit sportiv

Artim Pollozhani e mbylli me Flamurtarin si drejtor sportiv. Shkarkimi i tij erdhi së fundmi, ndërsa kuqezinjtë akoma nuk kanë lëvizur në merkato.

Pritet që pasardhësi i tij të jetë Tefik Osmani i cili më parë ka pasur në dorë merkaton e Vllaznisë. Mësohet se ai është takuar me presidentin Sinan Idrizi, gjithsesi në vijim pritet të jetë më e qartë çdo gjë.

Emërimet e drejtorëve sportivë janë kthyer në modë gjatë këtij sezoni. Fillimisht ishte Omer Bunjaku që u prezantua te Tirana, ndërsa së fundmi Agim Ibraimi mori drejtimin e Partizanit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments