Terbuni ne ndeshjen e kaluar ndaj Albanet arriti te marre nje fitore me rezultat te paster 4-0 dhe me kete trepikesh ata kane mbetur serish ne vendin e peste te renditjes, por duket se drejtuesit kane pretendime per pak me shume.

Duke folur pas kesaj ndeshje, trajneri Sinan Bardhi eshte shprehur: “Kemi bërë një analizë të takimit me Albanët. Pjesën e parë e morëm shumë lehtë.

Më vjen keq se disa lojtarë po tregohen individualistë. Po përgatitemi për ndeshjen e radhës me Ilirinë, ku kërkohet fitorja. Luajmë në fushën tonë, nuk duhet të zhgënjejmë tifozërinë”.

Por a do ia dale Terbuni te fitoje ndaj nje skuadre pretendente si Iliria? Kjo mbetet per t’u pare sepse ne fakt pukjanet edhe ndaj Valbones dy jave me pare treguan dobesi ne menyren e menaxhimit te lojes dhe si rrjedhoje tropojanet arriten ta fitojne ndeshjen.

Drejtuesit e Terbunit jane shprehur se do ta synojne deri ne fund ngjitjen ne kategorine e pare dhe per kete duhet te shohin drejt ndeshjeve play-off. por para se te shkojne atje duhet te sigurojne peseshen e pare sepse ka ende rruge per ta bere kete gje./www.shkodrasport.com/