HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETek Vllaznia i frikësohen gjykimit para sfidës me Kamzën

Tek Vllaznia i frikësohen gjykimit para sfidës me Kamzën

Skuadra shkodrane duket se po gëzon një formë shumë të mirë dhe natyrisht që do të tentojë të marrë një tjetër rezultat pozitiv edhe në ndeshjen e rradhës ndaj Kamzës.

Por nga ana tjetër tek Vllaznia duket se ka një shqetësim dhe ky është bërë publik pak minuta më parë edhe me një postim në faqen e tij zyrtare.

Ndër të tjera në të thuhet se “i frikësohen gjykimit”. Ja çfarë shkruhet në faqen e klubit shkodran:

“Ekipi i Vllaznisë ka mbyllur mesditën e sotme përgatitjet për sfidën e rradhës me Kamzën dhe më pas, ka marrë rrugën drejt qytetit të Durrësit ku do të qëndrojë deri pak orë para ndeshjes së nesërme.

Drejtuesit e klubit, futbollistët dhe stafi teknik janë të bindur se do ia dalin ta kalojnë me sukses edhe këtë sfidë e cila në pamje të parë konsiderohet e rëndësishme.

Një besim që vjen nga gjendja aktuale që po kalon skuadra, motivimi dhe bindja që ajo ka në vetvete.

Por nga ana tjetër, tek Vllaznia shqetësimi i vetëm që “ngacmon” të gjithë është problemi i gjykimit.

Duke qenë një takim i rëndësishëm, pjestarët e saj shpresojnë shumë që arbitrimi të jetë korrekt dhe i drejtë dhe të mos ndikojë në fatin e ndeshjes.

Nëse ndodh kjo, me shumë siguri, kuqeblutë do të marrin pikë ndaj Kamzës sepse është përgatitur një gjë të tillë”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments