Erdhi me buje te Vllaznia veren e kaluar dhe syte e te gjithe ne fakt ishin drejtuar tek ai. Ish- lojtari i kombetareve te moshave te Gjermanise, Christopher Mandiangu pritet te ishte simboli i kesaj skuadre, por ne fakt nuk ndodhi keshtu.

Me kuqeblute ai ka luajtur shume pak sepse ka qene i pafat. Demtimet e njepasnjeshme e kane privuar nga mundesia e aktivizimit te tij ne fushe dhe ne kater muajt qe ka qendruar ne Shkoder, ai ka luajtur vetem pak minuta ne ndeshjen e kupes ndaj Elbasanit ku ka shenuar edhe nje gol, por ne kampionat nuk ka debutuar fare.

Ne opinion kishte dyshime per gjendjen dhe aftesite e tij dhe ndoshta edhe vete pjestaret e stafit teknik dyshonin tek demtimet e ketij lojtari.

Por ne fakt, lojtari me pasaporte gjermane paska patur te drejte. Pak dite me pare ai i eshte nenshtruar nje nderhyrje kirurgjikale ne gjurin e tij te djathte.

Para largimit nga Shqiperia ne fundin e muajit dhjetor, ai sipas sponsorit Xhaferi ka firmosur dhe nje marreveshje per nderprerjen e kontrates me Vllaznine. Tashme atij do t’i duhet nje kohe e gjate per t’u rikuperuar pas nderhyrjes kirurgjikale ne gju dhe sezoni ka perfunduar per te./SHKODRA-SPORT.COM/