Sporti bashkon njerëzit. Kjo shprehje është përdorur tradicionalisht në gjithë historinë kur është bërë sport dhe jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë rruzullin tokësor. Ajo është përdorur në aspektin që kur flitet për sport, nuk bëhet fjalë për kundërshtarë. Të asnjë lloj fushe.

Po përpos kësaj, sporti bashkon njerëzit edhe në një aspekt tjetër. Janë të shumta rastet që njohjet dhe lidhjet e krijuara në sport, kanë përfunduar në kurorëzimin e tyre në martesë.

Kështu ka ndodhur edhe sot në Shkodër, kur është hedhur hapi i parë. Ai i vënies së unazave dhe i kurorëzimit në lidhjen e tyre në fejesë të dy pjestarëve të Sportklub Vllaznia.

Bëhet fjalë për dy volejbollistët e tij, Klodeta Zhivanit dhe Gledis Lloshit (Dibrës) të cilët sot kanë shpallur fejesën. Një ceremoni e familjeve të tyre të cilët në këtë mënyrë gëzohen për lidhjen e dy të rinjve që janë njohur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, pikerisht aty ku ata sterviten çdo dite.

Në Shkodër janë jo të pakta rastet e lidhjeve të tilla të sportistëve dhe e tillë është edhe kjo e rradhës, ajo në dy volejbollistëve të Vllaznisë.

“Shkodra Sport” sigurisht që i bashkohet urimeve të shumta që ato kanë marrë: “U trashëgofshi Klodeta dhe Gledis!”./SHKODRA-SPORT.COM/