Ardhjet e lojtarëve për provë tek Vllaznia nuk kanë të sosur. Pas mbërritjes së afrikanit Singbo paradite, po sot kanë mbërritur në Shkodër edhe tre futbollistë të tjerë. Bëhet fjalë për dy futbollistë sllovakë e një anglez. Njëri nga sllovakët quhet Juraj Oravec, është sulmues, 21 vjeç dhe është aktivizuar në vendin e tij me ekipin e MZK Ruzemberok ndërsa Roman Mihalik është 24 vjeç dhe luan qendërmbrojtës. E ka filluar karrierën me Inter Bratislavën dhe pastaj ka kaluar në disa ekipe të tjera në vendin e tij. Ata pasi kanë mbërritur në Shkodër, janë sistemuar në hotel nga drejtuesit e klubit dhe nesër do kenë testin e parë të provës teksa në orën 11.00 do jetë një ndeshje kontrolli e ekipit të Vllaznisë kundër ekipit U-19 të Akademisë së këtij klubi. Po sot ka mbërritur edhe një futbollist anglez- Davis Pitt që luan si sulmues e njëkosisht mendohet të vijë edhe një sulmues kroat, Gordan Vuk.Të gjithë këta lojtarë do testohen në ditët e ardhshme madje tre të fundit që kanë mbërritur si dhe Singbo do të provohen nesër në ndeshjen e kontrollit ndaj ekipit të të rinjve.

www.shkodrasport.com