Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORETelashe për Ibrahimoviç, zotëron kompani bastesh dhe rrezikon tre vite pezullim nga...

Telashe për Ibrahimoviç, zotëron kompani bastesh dhe rrezikon tre vite pezullim nga FIFA

Nuk kanë fund problemet për Zlatan Ibrahimoviç i cili në këtë pjesë të fundit të sezonit është gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes për arsyet e gabuara. Sulmuesi suedez rrezikon një pezullim nga FIFA, pasi është në shkelje të rregulloreve të saj sa u përket basteve sportive.

Gazeta suedeze “Aftonbladet” bën të ditur se ai thyen rregullat e FIFA-s duke qenë bashkëpronar i një kompanie bastesh sportive, Bethard, me pasoja që fillojnë nga një gjobë e majme, për të vazhduar me përjashtimin deri në tre vite.

Sipas të njëjtit burim, Federata Suedeze ishte në dijeni të ngjarjeve që tre vite më parë e ndaj u vendos që ai të mos grumbullohej për Botërorin 2018.

Një nga kompanitë që zotëron Ibrahimoviç, Unknown AB, zotëron 10% të aksioneve të Bethard, e cila është një kompani bastesh sportive me qendër në Maltë dhe ngjarja po ndiqet nga inspektorët e UEFA-s dhe FIFA-s. Ata shqetësohen për ndeshjet që ai ka luajtur me përfaqësuesen e tij për kualifikueset e Botërorit, pasi në atë rast është thyer qartësisht rregullorja e FIFA-s. Njëkohësisht, shqetësuese janë edhe ndeshjet e Milanit në Ligën e Europës që i përkasin UEFA-s. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments