Dy ditet e fundit ka patur shume diskutime ne lidhje me veshjen kuqeblu te futbollistit Bruno Telushi. Ne fakt tashme kjo çeshtje duket e mbyllur sepse lojtari nuk do te vije ne Shkoder.

Por nderkohe ne media te ndryshme ka patur edhe interpretime te kesaj “jo”-je te lojtarit duke dale ne konkluzionin se oferta e drejtuesve te Vllaznise nuk e ka bindur ate.

Ne fakt, burime prane klubit shkodran bejne te ditur tjeter gje. Fillimisht lojtari ka qene dakord per te firmosur me Vllaznine, por me kalimin e diteve gjerat kane marre rrjedhe tjeter.

Ne vendimin e tij per te mos u veshur kuqeblu kane ndikuar familjaret dhe kryesisht bashkeshortja. Ideja e tyre ka qene qe Bruno te vazhdoje te luaje serish jashte Shqiperise.

Ideja eshte per te luajtur ne ndonje nga skuadrat e kampionatit kosovar, apo dhe te ndonje tjetri, por jo ne Shqiperi dhe per me teper ne Shkoder. Ne keto rrethana, ish- mesfushori i Flamurtarit, Partizanit e Kukesit i ka thene perfundimisht “jo” ofertes se Vllaznise./SHKODRA-SPORT.COM/