Ka provuar që të luajë që në moshën 17-vjeçare në Kategorinë e Parë me Bylisin. Gëzim Hyska, pasi la moshat e Apolonisë shkoi në Ballsh si një element me perspektivë. Hyska luajti me Bylisin për tri sezone, por provoi që të huazohet edhe në Kategorinë e Dytë dhe të Parë me ekipet e Naftëtarit, Albpetrolit, Dinamon dhe më pas në Fier e tashmë është sulmuesi kryesor te Burreli. Hyska provoi një periudhë të shkurtër edhe në Gjermani…

Në një intervistë për “Vipsport”, Hyska tregon se pse shumë lojtarë që kanë spikatur në Superiore zgjedhin ligat e ulëta në Gjermani…

-Hyska, jeni rikthyer në Kategorinë e Parë, pse?

Provova që të luaj në Gjermani për një periudhë të shkurtër. Nuk më eci dhe tashmë jam këtu në Shqipërië sërish, por me “mendë” të tjera.

-Pse zgjedhin Gjermaninë shumë futbollistë e madje edhe emra të njohur të elitës sonë?

Sepse aty në fakt shkojnë për t’u pajisur edhe me letra nëse kalojnë pak kohë në shtetin gjerman sepse e kanë edhe si procedurë. Por, jo vetëm kaq. Gjermania s’ka lidhje këtu, e sidomos futbolli. Edhe në ligat e ulëta atje është shumë ndryshe, madje ja kalojnë edhe Superiores. Ka ekipe që janë në ligat e 4-ta apo të 5-ta që janë më lartë edhe se disa ekipe të Superiores. Qoftë financiarisht, apo dhe nga mënyra si funksionojnë, në staf baza materiale apo fushat që kanë. Janë ekipe që kanë nga 4-5 mjedise stërvitjeje….

-Tashmë te Burreli, jeni shënuesi kryesor, çfarë synimesh keni?

Po luaj jam ambientuar mirë, është një klimë shumë e mirë. Skuadra është fatkeqësisht në grupin e mbijetesës. Ne duhet që të renditemi në vendin e parë të këtij grupi, në fund ky është synimi im parësor e pastaj dua që të shënoj sa më shumë gola.

-Ju shkon në mendje që të riktheheni në Superiore?

Patjetër që po, dua të luaj në elitë, tashmë kam më shumë eksperiencë, por më parë shpresoj që kjo gjendja e cila ka mbërthyer Shqipërinë dhe mbarë botën, uroj që të kaloj sa më shpejtë, pa probleme dhe pa humbjë më tej në njerëz dhe të bëhemi më të fortë e të jemi më të bashkuar në çdo fushë të jetës…/vipsport/