Për shumë njerëz, noti është një sport vetëm për verën. Ndërsa të tjera e shohin krejtësisht ndryshe. As dëbora dhe akulli nuk i ndal ata të ushtrojnë sportin e tyre të preferuar duke u stërvitur në temperatura minus.
Pikërisht sot do të nisë kampionati i notit në akull për vitin 2019-të. Eventi do të zhvillohet në qytetin e Murmask në Rusi.
Në këtë kompeticion marrin pjesë 34 shtete dhe në total 400 notarë. Britania e Madhe ka prezencën më të madhe me 35 sportistë. Rregullat e garës janë të tilla:
Notarët do të notojnë në një pishëm me temperatura 5 gradë celcius, ndërsa temperatura e ambientit do të variojë -10 deri në -14 gradë. Garat e notit janë të njëjta me ato të lojërave olimpike./newsport/