Askush s’e kishte menduar se Partizani do të kishte vetëm 5 pikë pas javës së shtatë të Superiores. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka dalë krejt jashtë pritshmërive.
Loja në fushë ka qenë e nivelit të kënaqshëm, por rezultatet shkojnë në kah të kundërt me performancën e të besuarve të Dajës. Pozitat e trajnerit kryeqytetas janë lëkundur ndjeshëm.
Megjithatë besimi i dhënë nga presidenca është për t’u përshëndetur. Të dielën, të kuqtë përballin forcat me Kastriotin. Ky takim do të zhvillohet në orën 13:45 në stadiumin e Kamzës.
Në fushë të kuqtë do të futen vetëm për fitore. Nëse Partizani nuk arrin sërish të fitojë, atëherë me siguri do të ketë zhvillime te 16-herë kampionët e Shqipërisë./newsport/