Vllaznia do te luaje pasditen e neserme ne oren 17.15 ndeshjen e rradhes per kampionat, ate ndaj Tiranes e cila do te zhvillohet ne stadiumin “Selman Stermasi” te kryeqytetit.

Skuadra shkodrane i ka mbyllur pergatitjet per kete ndeshje teksa ka perfunduar edhe seancen e fundit pasdite dhe me pas, menjehere ka marre rrugen drejt Tiranes ku eshte akomoduar ne kete pragndeshje.

Nderkohe trajneri Plori duket se e ka gati edhe formacionin qe do te hedhe ne fushe nga minuta e pare, teksa pritet te beje edhe dy ndryshime ne formacion ne krahasim me ndeshjen e fundit.

Keshtu ne porte do te jete Zogovic, nderkohe qe edhe katershja e mbrojtjes nuk do te ndryshoje,me Gurishten e Hakajn ne krahe si dhe Adilin e Bulatovic ne qender. Edhe dyshja e qendres se mesfushes nuk do te ndryshoje, me Krymin dhe Jonuzin.

Nderkohe edhe Aralica do jete ne formacion, ndersa ne treshen qe do te luaje pas tij do kete dy ndryshime teksa kete here nuk do jene ne fushe Kruja dhe A.Hoxhaj dhe ne vend te tyre do te luajne Latifi dhe Çoba.

Ky i fundit mesa duket ka fituar nje vend ne formacion si “shperblim” per ate gol te minutes se 95-te te shenuar ne ndeshjen e fundit ndaj Kukesit. Nderkohe bashke me te dhe Latifin, do jete edhe Da Silva./SHKODRA-SPORT.COM/