Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORETension në AEK-Ajax, policia prish planet e ultrasve grek

Tension në AEK-Ajax, policia prish planet e ultrasve grek

Tension dhe përplasje mes tifozëve dhe policisë përpara nisjes së duelit AEK-u i Athinës-Ajax.

Takim i vlefshëm për grupin B të Europa League. Një grup i zjarrtë ku bëjnë pjesë edhe Marseille dhe Brighton.

Mbërritja e ultrasve holandezë afër stadiumit “OPAP Arena”, ka shkaktuar probleme mes tifozëve dhe forcave policore. Ku nuk munguan mjetet piroteknike dhe gazi lotsjellës.

Ultrasit e AEK-ut tentuan të sulmonin grupin e tifozëve të ardhur nga Amsterdami rreth dy orë përpara fillimit të takimit, por ndërhyrja e policisë shmangu përplasjen e madhe mes dy grupimeve tifozerike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments