Trajneri Jurgen Klop është mjaft optimist se Liverpuli i tij do ta mundë Napolin nesër dhe do të kalojë në turin tjetër të Champions League:

“Nesër duhet të korrigjojmë gabimet që kemi bërë deri tani, – është shprehur në konferencë shtypi trajneri gjerman. – Me Napolin në “San Paolo” dhe në Beograd nuk kemi luajtur mirë. Por në shtëpi kemi bërë ndeshje të mira dhe nesër duhet të bëjmë edhe më mirë.

Unë mendoj se nëse nuk do të ketë vendime të diskutueshme nga arbitrat, do të arrijmë të kualifikohemi. Jemi në një grup të vështirë, këtë e dinim që në fillim, por kemi ende mundësi të kalojmë grupin dhe gjithçka varet nga ne. Duhet të shfrytëzojmë klimën e favorshme që krijohet për ne në “Anfield”. Mezi po pres që ta luajmë këtë ndeshje dhe të kalojmë më tej”, – theksoi trajneri i Liverpulit. / Vipsport/