Ish lojtari i Romës Naingolan dhe aktualisht lojtari i Inter në Seria A ka konfirmuar edhe nje herë se nuk do të jetë më pjesë e kombëtares Belge.

Ai ka theksuar se vendimi i marrë prej tij pasi ishte lënë jashtë nga trajneri Roberto Martinez në Botëtorin Rusi 2018 do të ngelet i njëjtë.

“Jam burrë edhe do të mbaj fjalën e dhënë”-ka thënë i ashtuquajturi Ninja.

Më tej ai ka shtuar:” Edhe sikur Belgjika të ndërroj trajner edhe të më thërasin për të qënë pjesë e kombëtares unë nuk kthehem më aty, luaja 50 ndeshje në vit si titullar edhe nuk u ftova ne komëtare ndërkohë qe kishte lojtar që ishin gjithë sezonin në stol edhe ishin pjesë e kombëtares”

Pavarësisht gjithë këtyre fjalëve për këtë vendim lojtari zikaltër e ka mbyllur deklaratën e tij duke thënë: “Jam tifoz i flaktë i kombëtares time edhe i mbështes djemtë e ekipit”, por  shijon pushimet kur kombëtarja ka ndeshje edhe fokusohet tek Inter.

Me kaq e ka mbyll ish lojtari i Romës duke mos lënë më asnjë shpresë për ta parë edhe një herë 30-vjecarin me fanellën e kombëtares!