Laçi fitoi dje 3-0 me Kukësin për javën e 21 të Superligës. Golat e Malotës, Akinyemi dhe Zulfiu vulosën duelin, që u dominua nga vendasit e Josës. Sfida në fund nuk ka qenë e qetë te Kukësi.

Trajneri Longo ka debatuar me kryesorin Olsid Ferataj, duke i reklamuar disa raste sipas tij të dyshimta. Dalja nga fusha ka qenë me tension, teksa tifozët që nuk janë përmbajtur në kor.

Diçka e tillë nuk është kapërdirë nga portieri i Kukësit, me Tafas që ka ofenduar tifozët. Të njëjtën gjë ka bërë edhe trajneri Longo, që i drejtohet tribunës duke dalë nga fusha.

Veç lojtarëve në fushë, te Laçi duket se edhe tifozët janë një ndihmë e madhe dhe mbështetje për rezultatet e mira dhe vendin e dytë pas 21 javëve./newsport/