Trajneri i Partizanit u pa ne TV pas ndeshjes duke dhene deklaraten e tij per mediat pas humbjes 0-1 ndaj Vllaznise dhe nga ajo qe tha ishte se skuadra e tij e mbajti Vllaznine ne gjysmefushen e saj si asnje skuader tjeter.

Po ashtu, foli edhe per mungesen e topave nga Vllaznia duke u ankuar per kete gje, por ne fakt ka patur edhe disa gjera per te cilat ai nuk foli.

Pas perfundimit te ndeshjes, ne dhomat e zhveshjes ka mberritur edhe drejtori i Partizanit Olsi Rama dhe drejtues te tjere te klubit. Vetem pak çaste me vone, u pa qe trajneri Daja doli jashte ambjenteve te stadiumit.

Zera te ndryshem ne korridoret e stadiumit ne ato momente, thane se mes drejtuesve dhe trajnerit Daja kishte patur debat dhe si rrjedhoje ky i fundit u largua. U perfol per nje doreheqje te tij ose shkarkim.

Dhe Daja ka qendruar jashte stadiumit per gati gjysem ore derisa nje pjestar i stafit shkoi dhe e thirri. Edhe pas ketij momenti, ne korridorin prane dhomave te zhveshjes ka patur tone te larta ne bisede, gje qe u pa qarte edhe ne sjelljen e pjestareve te Partizanit.

U duk qarte se tek Partizani kishte shume pakenaqesi per menyren si luajten ndaj Vllaznise. Nderkohe drejtori Rama ne momentin e daljes nga stadiumi, nuk ka pranuar te flase per mediat ndryshe nga heret e tjera dhe ky eshte nje tregues i merzitjes se tij./SHKODRA-SPORT.COM/