Tërbuni ka mbylur fazën e përgatitjeve ditën e sotme në ambjentet e stadiumit “Ismail Xhemali”. Pukjanët janë të gatshëm për sfidën e ditës së nesërme kundër Skënderbeut.
Ku takimi i fundit mes dy ekipeve luhej në Superligë dhe u mbyll me shifrat 2-3 në favor të pukjanëve. Klubi ka bërë përforcimet e duhura gjatë merkatos së verës dhe çdo gjë është gati për javën e parë.
Tërbuni dhe Skënderbeu do të përballen nesër(2 shtator) në qytetin e Pukës. Java e parë e Kategorisë së Parë do të startojë nga dita e nesërme.
Tërbuni do të përballet në orën 15:30 në stadiumin “Ismail Xhemali”. Klubi ka njoftuar se përgatitjet për takimin e javës së parë janë mbyllur dhe çdo gjë është gati./newsport/