Vllaznia fitoi 2-1 ndaj Tiranes pasditen e sotme ne transferte, por pa Liridon Latifin ne fushe. Ky i fundit siç eshte bere e ditur tashme, u demtua ne ndeshjen e kaluar me Kukesin dhe pas ekzaminimeve te bera, ka rezultuar se ka pesuar nje demtim.
Ekzaminimet i ka bere ne Kosove dhe sipas mjekeve atje, sulmuesit anesor deri te henen e ardhshme i duhet qe te pushoje. Por nderkohe diten e sotme, Latifi eshte shfaqur ne ambjentet e stadiumit “Selman Stermasi”.
Ajo qe ka bere pershtypje ka qene fakti se lojtari ka qene i mbajtur tek nje paterice nderkohe qe kemben e tij te djathte e ka patur te fashuar. Shpresat jane qe demtimi te mos jete serioz sepse nuk ka te beje me anen kockore, por thjesht eshte nje hematome e madhe.
Megjithate Latifi ndonese jo prezent ne fushe sot, e ka mbeshtetur skuadren nga tribuna e stadiumit dhe padiskutim qe ka gezuar ne fushe bashke me shoket e ekipit dhe stafin teknik per fitoren me shume vlere te arritur ndaj kampioneve ne fuqi te vendit.
Tashme mbetet per t’u pare gjendja e Latifit ne fillimin e javes tjeter teksa nuk eshte shume e qarte nese do te jete ne fushe te shtunen e ardhshme ndaj Egnatias apo jo. E rendesishme mbi te gjitha eshte qe ai te sherohet sa me pare sepse do te kete shume mundesi te tjera per te treguar veten dhe per ta ndihmuar Vllaznine./SHKODRA-SPORT.COM/