Dita e sotme ka qene ajo percaktuesja per te vendosur datat dhe oraret e ndeshjeve te fazes “play-off” te “UEFA Women’s Champions League” dhe siç ka bere te ditur “Shkodra Sport” qe diten e djeshme, kundershtarja e Vllaznise Vorskla Kharkiv ka pranuar qe t’i luaje te dyja ndeshjet ne Shkoder, per shkak te situates ne vendin e saj.
Por nderkohe kete mbremje Vllaznia dhe Vorskla kane patur afatin perfundimtar te caktimit te datave te ndeshjeve. Keshtu, gazeta meson se ndeshja e pare (e cila logjikisht konsiderohet ne fushen e skuadres ukrainase) eshte caktuar qe te luhet me date 21 shtator ne ora 18.00 ne stadiumin “Loro Boriçi”.
Nderkohe edhe ekipi shkodran e ka caktuar daten e ndeshjes se kthimit, e cila do te zhvillohet me 28 shtator ne ora 16:00 po ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres. Keto dy data dhe oraret tashme jane zyrtarizuar dhe mbetet vetem luajtja e ndeshjeve.
Fakti qe te dyja do luhen ne Shkoder kuptohet qe favorizon se tepermi Vllaznine e cila do te kerkoje te rregjistroje arritjen historike, kalimin ne fazen e grupeve te ketij kompeticioni te rendesishem europian. Kundershtari ka vlera, por vajzat kuqeblu te drejtuara nga trajneri Nikolin Leka do te bejne maksimumin per t’ia dale.
Presidenti Lazer Matija ua ka krijuar te gjitha kushtet per te shkuar ne 16-shen e Europes dhe tashme duhet tentuar kjo gje, me 21 dhe 28 shtator ne ndeshjet qe do te luhen ne Shkoder./SHKODRA-SPORT.COM/