Vllaznia mori nje fitore me shume vlere pasditen e sotme ndaj Tiranes brenda ne “Selman Stermasi” dhe tregoi se do te jete nje “kocke e forte” ne garen per titullin kampion edhe per kete sezon.

Njeri nga protagonistet kryesore te ketij suksesi per kuqeblute ka qene padyshim sulmuesi brazilian Kaina Nunes da Silva Amarante. Ai fitoi 11-metershin ne rastin e golit te pare te Vllaznise, ndersa me pas me koke shenoi golin e dyte dhe te sigurise per te.

Nderkohe trajneri Josa i pyetur pikerisht per kete lojtar, eshte shprehur: “Nuk e ka bere vetem Kaina detyren e tij, e kane bere edhe lojtaret e tjere, e ka bere e gjithe skuadra sepse qe te shkoje Kaina deri tek goli, duhet pasuar topi apo sherbyer mire nga te tjeret.

Kaina per ate pune eshte dhe besoj se e ka kreu me se miri detyren e tij”. Nje deklarate e thjesht e numrit 1 te pankines shkodrane qe deshiron t’i mbaje me kembe ne toke futbollistet e tij pas dy sukseseve te fundit sepse kampionati sapo ka filluar dhe rruga eshte shume e gjate.

Te plote prononcimin e trajnerit Josa per Kainen por edhe per ndeshjen e sotme mund ta ndiqni ne linkun e meposhtem: