Një nga arbitrat më të mirë në Shqipëri për vite me rradhë ka qenë Lorenc Jemini. Me të shkodranët në fakt kanë patur përgjithësisht raporte të mira, por ka patur edhe ndeshje të veçanta kur janë zemëruar me të.

Megjithatë, ai gjatë emisionit “Procesi Sportiv” ka zbuluar edhe një “mëkat” të vogël kur i dha një herë Vllaznisë një gjysëm- penallti por që në fakt nuk u shfrytëzua si duhet nga sulmuesi i saj Vioresin Sinani ndonëse u gjuajt dy herë.

“Në Shkodër është një komoditet të luhet por edhe të arbitrohet dhe jo vetëm sot që është mirë Vllaznia, por ka qenë gjithmonë kështu sepse është një traditë e bukur e këtij qyteti. Edhe kur skuadra e tyre ka qenë në vështirësi, tifozët shkodranë të duatrokisnin.

Vllaznia i kam dhënë një penallti që në fakt ishte gjysëm- penallti. E gjuajti Sinani dhe e priti Kotorri dy herë. Në të parën, lëvizi portieri dhe sipas rregullores, e përsëritëm por sërish ai e priti.

Ndërkohë në minutën e 92-të dhamë sërish penallti, por këtë herë për Dinamon. E gjuajti Sebino Plaku dhe shënoi duke i dhënë fitoren 1-0 skuadrës së tij. Dhe 15 mijë tifozë që ishin në stadium duatrokisnin. Kjo është Vllaznia”/SHKODRA-SPORT.COM/