Saturday, April 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTETërbuni mposht Naftëtarin, pukjanët shumë afër fazës play-off

Tërbuni mposht Naftëtarin, pukjanët shumë afër fazës play-off

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Tërbuni ka mposhtur minimalisht Naftëtarin me rezultatin 1-0. Ndeshja, e luajtur në stadiumin “Ismail Xhemali”, ishte e luftuar deri në fund.

Pjesa e parë kishte më shumë ekuilibër dhe kujdes nga të dy ekipet, me pak raste dhe ritëm të kontrolluar nga të dyja skuadrat. Në të dytën, vendasit rritën presionin dhe gjetën golin e avantazhit me Karajn, i cili rezultoi vendimtar.

Ka qenë një gabim i miqve i cili është shfrytëzuar ashtu si duhet nga futbollisti i pukjanëve që i vetëm përballë portierit kundërshtar nuk ka hezituar ta çojë topin në rrjetë.

Deri në fund, Tërbuni administroi mirë epërsinë, ndërsa Naftëtari provoi të reagojë, por pa sukses në finalizim. Kjo fitore i afron ndjeshëm pukjanët me zonën “play-off”, duke i mbajtur në garë për objektivin sezonal.

Detyra e ekipit pukjan është ta fitojnë edhe ndeshjen e fundit, atë që do të luajnë fundjavën tjetër në Bushat ndaj Basanias. Një rezultat i tillë do t’ua siguronte atyre kualifikimin në fazën play-off pavarësisht rezultateve të rivalëve të tyre.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments