Data 24 gusht 2021 do te mbetet gjate ne kujtesen e tij. Kjo jo sepse kjo date perkon me pervjetorin e 18-te te lindjes se tij, por sepse firmosi edhe te paren kontrate profesioniste, madje me nje skuader jashte vendi siç eshte Olimpija Ljubjana ne Slloveni.

Futbollisti shkodran Klevis Bebeziqi eshte shume i lumtur per kete gje dhe ate e shpreh edhe ne nje interviste ekskluzive dhene per gazeten “Shkodra Sport” kur do te shprehej:

“Per mua eshte nje privilegj i madh te firmos nje kontrate profesioniste jashte vendit. Falenderoj familjen time, menaxherin tim Erkan Sulejmani dhe te gjithe ata qe me kane perkrahur”.

I pyetur per pritjen qe i kane bere te klubi i njohur slloven, ish- futbollisti i Akademise Vllaznia do te shprehej: “Jam shume i kenaqur. Stafi, lojtaret dhe drejtusit me kane pritur shume mire dhe kjo do me shtyje te punoje me shume per t’ua shperblyer besimin qe me kane dhene”.

Po cilat do te jene synimet e Klevis Bebeziqit me Olimpija Ljubjana? Lojtari i ri pergjigjet: “Objektivi im me i afert eshte te behem nje titullar ne ekipin e pare te Olimpijas sa me shpejt te jete e mundur”./SHKODRA-SPORT.COM/