Tërbuni ka pësuar humbjen e parë në kampionatin në ndeshjen e djeshme ndaj Flamurtarit. Vlonjatët mposhtën në shtëpi me rezultatin e pastër 3-0 ekipin e trajnerit Alert Alcani.
Pukjanët u dorëzuan pa kushte, teksa ishte kapiteni i tyre Metani që shënoi një autogol dhe kaloi në avantazh Flamurtarin në minutën e 16-të. Ndërkohë, në fraksionin e dytë të lojës, vlonjatët shënuan edhe dy herë të tjera në fundin e lojës dhe ndeshja nuk do të kishte më histori, duke u mbyllur këtu me rezultatin 3-0.
Për Flamurtarin luajtën në fushën e lojës dy shkodranë si Behar Ramadani dhe Denis Pjeshka, ndërsa në rradhët e Tërbunit shkodranët që u aktivizuan ishin Ildi Xhakaj dhe Samet Ruqi. Pas kësaj humbjeje, pukjanët mbeten në vendin e pestë me nëntë pikë. /Maringlen ZHIVANI/
Flamurtari-Tërbuni 3-0
Golat: Metani (aut) 16’, Iakovelli 86’, Liçaj 90’
Formacioni i Tërbunit (4-4-2): Vata, Ruqi, Hoxhaj, Peqini, Metani, Filipi, Baholli, Xhakaj, Saliaj, Xhabrahimi, Hysa (u aktivizuan: Troqe, Mezini, Kaso) Tr: Alert Alcani