Për shkak të rregullores, duket se Tërbuni e ka të vështirë që të federojë lojtarë jashtë Qarkut. Ndonëse ka dy muaj që punon me skuadrën dhe me lojtarë nga rrethe të ndryshme, trajnerit Edmond Dalipi i është hapur shumë punë.

Ai duhet që të formatojë një tjëtër skuadër pretendente dhe thuajse nis çdo gjë nga e para, me pukjanët që u përjashtuan vjet dhe kanë si synim që të ngjiten në elitë

Ndaj edhe pukjanët kanë kërkuar ndihmë te Akademia e Vllaznisë, apo dhe në ekipet private në Shkodër, por edhe me lojtarë me eksperiencë që kanë qenë pjesë e skuadrës së Vllaznsië B apo dhe Adës në sezonet e fundit.

Por duket se pukjanet jane kujtuar vone sepse shume prej lojtareve tashme jane rregjistruar me skuadren e tjera megjithate ne ditet ne vijim mund te kene te tjere qe do t’i bashkohen Terbunit.