Humbja 4-1 e Kukësit ndaj Partizanit i ka kushtuar pankinën trajnerit Skënder Gega. Ky i fundit duket se nuk do te vazhdoje te jete me ne detyren e tij.
Humbja e sotme, por edhe rezultatet në ndeshjet e fundit kanë bërë që trajneri i Kukësit Skënder Gega të japë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës verilindore. Këtë vendim Gega ja ka komunikuar klubit, duke u vënë në dijeni edhe presidenti i nderit, Safet Gjici.
Nga ana tjetër, klubi verilondor ka pranuar dorëheqjne, ndërsa Skënder gega largohet me mirënjohje nga klubi verilindor për respektin dhe trajtimin që gjeti, por edhe një punë të mirë që është bërë dhe sipas tij, skuadra do të jetë në nivele të larta sepse e meriton, në saj të kualiteteve që ka dhe investimeve të shumta që janë bërë nga presidenca…
Ja postimi që ka bërë klubi verilindor dhe trajneri Gega pas ndeshjes së sotme…