Shqipëria është goditur orët e para të mëngjesit të sotëm nga një tërmet i fortë, pasoja e të cilit kanë qenë tragjike. Shumë të plagosur por edhe viktima është bilanci i këtij tërmeti, duke shtuar këtu edhe dëmet e mëdha materiale dhe pallatet e shtëpitë e shembura
Në ditë të tilla, natyrisht që mbështetja dhe solidarizimi duhet të jetë i pakushtëzuar. Tifogrupi i Kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuqezi” kanë shprehur mbështetjen e tyre dhe i kanë ardhur në ndihmë familjeve në nevojë duke bërë edhe thirrjen që të bashkohen të gjithë në këtë nismë
“Pas tërmeteve të fundit, Tifozat Kuq e Zi janë mobilizuar, dhe kanë ngritur një fond emergjent për ndihmë, vatrave të prekura.
Ju njoftojmë se kemi filluar grumbullimin e mjeteve për zonat e dëmtuara. Për të kontribuar edhe ti, ju lutem kontaktoni përfaqësuesin më të afërt www.tifozatkuqezi.com/perfaqesuesit.
Gjithashtu, Tifozat Kuq e Zi, shprehin gatishmëri që të japin ndihmën e tyre vullnetare, qoftë si pjesë e ushtrisë, kryqit të kuq, apo organizatave të tjera simotra që ndihmojnë njerëzit në nevojë”, shkruhej në njoftimin e tifogrupit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/