“Bon bon” është titulli i këngës së Era Istrefit që dëgjohet në altoparlantët e stadiumit të ri kombëtar. Vllaznia e kualifikuar në Champions për femra sfidon Apoloninë dhe në fund, me dy gola ia del që të marrë 3 pikët.
Mirëpo, përtej rivalitetit të kësaj sfide, qëllimi kryesor i ndeshjes ishte kolaudimi i stadiumit të ri kombëtar. 75 milionë euro të investuara për ta shndërruar “Qemal Stafa”-n në një nga impiantet më moderne në rajon, i Kategorisë së Katërt të UEFA-s.
Stadiumi
Punonjës të shumtë “security” bënin kontrollin fizik dhe biletën, me çmim zero lekë, por me vlerën e kontrollit dhe certifikimit të pikave hyrëse për sportdashësit. Nëpër shkallë ka ende pluhur tallashi, pasi impianti ka sërish nevoja të vogla punimi. Tribuna qendrore? Edhe ajo, e cila do të presë mes të tjerë personalitetesh, numrin një të UEFA-s, Aleksandër Ceferin, ka ende vend për punime dhe rregullime sipërfaqësore për të mbuluar ndonjë kabull ende të dalë jashtë.
VËZHGIMI
UEFA ka sjellë prej javësh e muajsh njerëzit e saj që lënë detyra dhe vendosin afate, por dje i pranishëm ka qenë një nga personat që angazhohet në ndeshjet më të rëndësishme.
“Panorama Sport” ka mësuar emrat e atyre që kanë vënë edhe firmën e licencimit të stadiumit të ri kombëtar. Fernando Messe dhe Keith Daiton kanë qenë dje përgjatë gjithë ndeshjes për të vëzhguar nga afër gjithçka. Fusha, tribuna e medias dhe siguria kanë qenë tri pikat kryesore të vëzhgimit të djeshëm dhe mësohet të kenë marrë edhe vlerësimin pozitiv për të pritur në impiant Francën, ditën e diel.
FUSHA…
Fusha shumë e butë, kushtëzuar edhe nga reshjet e shumta të shiut krijon shpesh plisa me dhe. Mbase edhe cilësia…